Art&Argëtim

S’ka më qirinj për ditëlindje! Parashikimet më të këqija për pandeminë e COVID-19

7 Nëntor 2021, 15:30 Nga DOSJA
S’ka më qirinj për ditëlindje! Parashikimet më të

Pandemia e koronavirusit ka dëshmuar se do të ketë ndryshime! Ekspertët në pothuajse çdo fushë, nga shëndeti publik dhe pasuritë e paluajtshme te ekonomia dhe puna, kanë bërë parashikime se si virusi do të ndikonte në botë. Në prill të vitit 2020 Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, kur ai parashikoi fundin e zakonit të shtrëngimeve të duarve: Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart më kurrë, për të qenë i sinqertë me ju!

Përshëndetjet fizike ishin vetëm fillimi. Ndërsa pandemia vazhdonte, ekspertët parashikuan fundin e përqafimeve, zyrave, veshjeve të zyrës, mostrave kozmetike nëpër dyqane, madje dhe fryrjes së qirinjve në një tortë ditëlindjeje. Me më shumë se 18 muaj pasardhës, të njëjtët ekspertë që parashikuan zhdukjen e zakoneve të ndryshme të jetës, shpjegojnë disa detaje.

Dr Susan Hassig , një profesoreshë e asociuar e epidemiologjisë në Universitetin Tulane, nuk ka qenë kurrë një adhuruese e fryrjes së qirinjve në një tortë ditëlindjeje . Siç tha Hassig për Neë York Times gushtin e kaluar, ajo besonte se pandemia do të ishte fundi i asaj tradite “të neveritshme”. Tani, ajo e njeh mendimin e saj të dëshiruar si vetëm atë.

Njerëzit janë investuar aq shumë në këtë traditë të testuar me kohë, saqë përdoruesit dhe shpikësit e TikTok kanë ndarë mënyra krijuese për të mbajtur gjallë qirinjtë e ditëlindjes. Në Neë Orleans, ku jeton Hassig, ajo ka vërejtur një rritje të numrit të festave të ditëlindjeve të fëmijëve në natyrë gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu ajo ka vërejtur se në vend të një torte të mbushur me qirinj, fëmija i ditëlindjes tani fryn vetëm copën e tij të kekut, me një qiri sipër.

Shkatërrimi i hapësirave të bashkëpunimit

Ndërsa vala e parë e pandemisë mbylli zyrat në të gjithë botën, tani nevojat për një punë më fleksibël kanë ushqyer një rritje të kërkesës për hapësira në bashkëpunim. Rikthimi i punëtorëve në zyrë është dëshmuar i vështirë për punëdhënësit, pavarësisht masave të marra nëpërmjet maskave dhe vaksinave.

Harrojeni përdorimin e mostrave kozmetike nëpër dyqane

Kur besohej se virusi përhapej kryesisht përmes sipërfaqeve dhe jo vetëm nga ajri, kishte kuptim që të shmangej prekja e objekteve si: dorezat e dyerve, parmakët e metrosë dhe mostrat kozmetike në dyqanet e bukurisë. Por, tashmë testerat janë rikthyer në dyqane.

“Unë ende mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm,”-thotë Dr Nada Elbuluk, një dermatologe e certifikuar nga bordi dhe asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë USC Keck. Verën e kaluar, Elbuluk i tha Allure se ajo priste që testerat të zhdukeshin nga tregu njëherë e mirë. Por kjo nuk u realizua plotësisht.

“Vdekja e qyteteve”

Në fillim të pandemisë, statistikat tregonin se njerëzit po iknin nga qytetet për të shkuar në zona më të gjelbra dhe periferike. Omer Reiner, një shitës i licencuar parashikoi se me rritjen e mundësisë për të punuar nga shtëpia, shumë do ta braktisnin jetën në qytet.
Por e kishte gabim. Një pjesë e qyteteve pësuan rritje të qirasë gjatë pandemisë.

“Jo vetëm që qytetet po kthehen”, thotë Reiner, “por edhe Nju Jorku dhe San Francisko janë kthyer fuqishëm pas parashikimeve se do të bëheshin qytete fantazmë”.

Një kthim i ngadaltë me udhëtimet ajrore

Në fillim të bllokimeve dhe ndalimeve të udhëtimit të vitit të kaluar, disa ekspertë të udhëtimit parashikuan më shumë kohë për të rikthyer në normalitet linjat e udhëtimit. Një ekspert i tillë ishte Gary Leff, themeluesi i blogut të udhëtimeve “View from the Wing”. Në blogun e tij, Leff hipotezoi se udhëtimi – si për biznes ashtu edhe për argëtim – nuk do të arrinte nivelet para pandemisë të paktën derisa një vaksinë të ishte gjerësisht e disponueshme. Leff ishte kryesisht i saktë.

Veshja zyrtare për punë është një gjë e së kaluarës

Para pandemisë, zyrat tashmë po miratonin më shumë kode veshjeje më të thjeshta. Disa ekspertë të modës parashikuan se puna nga shtëpia do të ndryshonte disa garderoba. Stilistja Jessica Cadmus tregoi se shumë nga klientët e saj, kërkonin për të blerë rroba më të thjeshta.

“Unë nuk mendoj se ne do të kthehemi ndonjëherë në nivelet e para Covid-it [të veshjes zyrtare të zyrës],” thotë Cadmus, “gjë që është shqetësuese për mua.”

Marrë dhe përkthyer nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

psikologji psikologji pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll