Art&Argëtim

Tragjedia në koncertin e Travis Scott, Kylie Jenner: S’e dinim ç’po ndodhte…

7 Nëntor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Tragjedia në koncertin e Travis Scott, Kylie Jenner: S’e dinim

SHBA– Kylie Jenner tha se nuk ishte në dijeni se kishin vdekur njerëz në festivalin Astroworld të partnerit të saj, Travis Scott deri pas përfundimit të shfaqjes. 24-vjeçarja, dërgoi ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet e tetë personave që vdiqën gjatë një rrëmuje në festivalin në Houston, Teksas të premten. Përmes një postimi në Instagram, Kylie shkroi:

“Travis dhe unë jemi zemërthyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetën, u plagosën apo u prekën nga ngjarjet e djeshme. Dua ta bëj të qartë se nuk ishim në dijeni të ndonjë fataliteti derisa lajmi doli pas shfaqjes dhe asnjëherë në botë nuk do të kishim vazhduar performancat po ta dinim. Unë u dërgoj ngushëllimet e mia më të thella për të gjitha familjet e viktimave gjatë kësaj kohe të vështirë dhe do të lutem për shërimin e të gjithë atyre që janë prekur.”

Jenner, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë nga Scott, mori pjesë në koncertin në festivalin Astroworld në Hjuston me motrën e saj Kendall. Asnjëra prej tyre nuk pati lëndime. Scott u filmua duke vazhduar të performojë edhe pasi tetë persona u shtypën për vdekje gjatë koncertit. Një nga dëshmitarët tha se aty ishte krijuar një “dysheme trupash”. Një video shqetësuese tregoi një burrë në koncert, të pavetëdijshëm që u dërgua me urgjencë në një zonë të ndihmës mjekësore pasi humbi ndjenjat gjatë përplasjes, gjë që ndodhi pasi njerëzit u ngjitën drejt skenës pak pas orës 21:15 të premten në mbrëmje. Të paktën 23 persona u dërguan me urgjencë në një spital,17 prej të cilëve u gjetën në gjëndje më të rëndë, duke përfshirë një 10-vjeçar, sipas të dhënave të policisë. Departamenti i Zjarrfikësve në Houston raportoi se 11 viktima ishin në arrest kardiak dhe kishin nevojë për CPR. Asnjë nga viktimat apo të plagosurit nuk është identifikuar.

Duke folur për herë të parë që nga ngjarja vdekjeprurëse, Scott shkroi në Twitter të shtunën rreth orës 12:15 duke thënë se ai është absolutisht i shkatërruar dhe i përkushtuar të punojë së bashku me komunitetin e Houston, duke përfshirë departamentin e policisë.

Burimi: Daily Mail

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz 8 te vdekur ne hjuston festivali astroworld kylie jenner travis scott 8 te vdekur ne hjuston festivali astroworld kylie jenner travis scott

Sondazh

Poll