Art&Argëtim

Ardit Çuni kritika për ‘Big Brother’: Jam trajtuar ndryshe, s’mora asnjë surprizë…

7 Nëntor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Ardit Çuni kritika për ‘Big Brother’: Jam trajtuar

TIRANË– I eleminuari i së premtes në “Big Brother VIP”, këngëtari Ardit Çuni ka shprehur kritika të shumta për produksionin. I ftuar në emisionin “Fan Club” tha se nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.

Sipas Arditit, është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5 6 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre,”- tha ai.

Ndërkohë që ka pasur edhe kërkesa për të pasur një surprizë brenda shtëpisë, duke pretenduar se kishte kërkuar me padurim një të tillë.

“Jam i vetmi që nuk i është bërë asnjë surprizë në shtëpinë e “Big Brother”. Donaldit i është bërë Bora. Nuk më intereson se erdhi për Semin. Në kohën kur isha unë, janë kthyer surprizat për herë të dytë. Unë e kam kërkuar pafundësisht një surprizë. Duhet të shtrihesha në tokë?,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ardit çuni big brother vip ardit çuni big brother vip

Sondazh

Poll