Insights

Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

5 Nëntor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

Këta janë të mbaruar. Prezantuan taksë 100 lekë për litër për qumështin pluhur, kur shpallën paketën fiskale para disa ditësh. Sot e kanë ndryshuar. E kanë hequr taksën e qumështit pluhur, kur importin e bëjnë fabrikat e përpunimit të qumështit. Shiko sa e madhe është çmenduria ketu. Kur u prezantua taksa, fabrikat e përpunimit të qumështit dilnin pa turp në media dhe deklaronin se taksa do të godiste industrinë e përpunimit të qumështit. Turpit iu bashkuan edhe shoqatat e biznesit, që hodhën lotët e krokodilit nëpër komisionet parlamentare. Qeveria e hëngri presionin dhe e hoqi taksën.

Pse them pa pikë turpi? Cila nga fabrikat e përpunimit të qumështit në Shqipëri deklaron se djathi, kosi apo gjiza e saj është prodhuar me qumësht pluhur? Une nuk kam parë asnjë etiketë të vetme deri më sot. Merrini të gjitha markat dhe shikojini. Dhe e di se çfarë thonë të dhënat e doganave. Të pakten 20-25 përqind e qumështit që importohet në Shqipëri është qumësht pluhur. Ta gjejë qeveria se ku shkon?

Këta ishin në paligjshmëri se shisnin djath dhe kos të prodhuar me qumësht pluhur, por konsumatorëve u thonin që është qumësht lopë dhe dele. U desh prezantimi i taksës që të dilnin hapur dhe ta pranonin. Dhe ka ligj që të fut në burg për këtë. Nëse etiketa nuk korrenspondon me përmbajtjen e produktit ndiqesh penalisht. Taksa ishte mënyra e vetme për të dekurajuar importin e qumështit pluhur në mënyrë definitive. Ishte masa me racionale në të gjithë paketën e re fiskale. E rrëzuan. Tani ik blini djath dhe kos në market se u qeras qeveria me pudër talk.

Shënim: Shkrimi është marrë nga profili i autorit në Facebook

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 2 Nëntor 2021, 07:39

Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi ...

Insights 31 Tetor 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...

Insights 26 Tetor 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...