Insights

Letra e Majlinda Kelmendit për çdo vajzë dhe grua: Zhgënjime do të ketë…!

2 Nëntor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Letra e Majlinda Kelmendit për çdo vajzë dhe grua:

Për çdo rrugë që e zgjidhni ta ndiqni në jetë, kam vetëm dy gjëra për t’ua thënë: punoni shumë dhe mos hiqni dorë edhe atëherë kur gjërat duken të pamundura.

Zhgënjime do të ketë. Edhe dyer të mbyllura dhe grupe njerëzish që do t’ua bëjnë rrugën vështirë të kalueshme. Mirëpo kjo është e bukura. Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës.

Mblidhni vështirësitë dhe shndërrojini në forcë. Guxoni të ëndërroni dhe vraponi fuqishëm pas ëndrrës tuaj.

Dikur shpresoja që të mos jem e vetmja medaliste e artë e Kosovës. Nga Tokio u kthyem edhe me dy medalje të arta. Tani Kosova i ka tri. Nuk mund të isha më e lumtur e më krenare se kaq, meqë Nora e Distria u bënë të arta nga olimpiada e fundit.

Besoj fuqishëm që unë kam qenë vetëm e para e shumë medaljeve të arta që do të vijnë për Kosovën.

E juaja, Majlinda Kelmendi!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog majlinda kelmendi majlinda kelmendi

Sondazh

Poll

Insights 2 Nëntor 2021, 07:39

Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi ...

Insights 31 Tetor 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...

Insights 26 Tetor 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...

Insights 25 Tetor 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...