Insights

Rreshteri Twiddy dhe zbuluesi Shanto. Dy anë të medaljes

29 Tetor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Rreshteri Twiddy dhe zbuluesi Shanto. Dy anë të medaljes

Dy javë më parë në Tiranë, Ambasada Britanike me një ceremoni të thjeshtë por mjaft domethënëse, nderoi një rreshter të humbur diku në malet e Jugut Shqiptar gjatë Luftës së Dytë. Nderimi për ushtarin Peter Tëiddy, edhe pse kaq vite nga kjo përleshje Botërore, tregon me të vërtetë respektin që kombet e civilizuara kanë per herojtë e tyre.

Dy javë më parë, u nda nga kjo botë Pilo Shanto një figurë shumë pak e njohur për publikun shqiptar por një personalitet shumë i rëndësishëm për Shtetin Shqiptar dhe për historinë shqiptare të Luftës së Ftohtë. Pilo Shanto, në vitet 50 ishte nje nga figurat kryesore të zbulimit të jashtëm shqiptar (pjesë e shërbimit sekret) të cilët me nje profesionalizëm të rrallë krijuan dhe zbatuan disa radioloja kundër zbulimeve më të rëndesishme botërore ato anglo amerikane.

Aq të suksesshme ishin këto operacione nga pikëpamja profesionale sa që me rënien e Murit të Berlinit, protagonistët e këtyre betejave në kampin “humbës” folën me mjaft respekt për kundërshtarët e tyre të dikurshëm. Shanto ishte pjesë e një brezi që besuan në një ideologji e cila dështoi në gjysmën e botës, por edhe pse pjesë e kësaj ideologjie ai ishte një patriot shqiptar i cili luftoi në një front të padukshëm për mbrojtjen e integritetit territorial shqiptar.

Per ironi te fatit ai kaloi pleqërine e tij në Virginia shume afer zyrave te spiunazhit Amerikan ne Langley. U nda nga kjo botë i harruar dhe fatkeqesisht vendi për te cilin ai dha aq shumë, as nuk e nderoi dhe as nuk e permendi si per të mbështetur mendimin se Shqipëria i harron gjithnjë heronjtë e saj .

Shënim: Shkrimi është marrë nga profili në Facebook i autorit

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog auron tare rreshteri twiddy studimi i auron tares auron tare rreshteri twiddy studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Insights 26 Tetor 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...

Insights 25 Tetor 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...

Insights 25 Tetor 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 Tetor 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Insights 19 Tetor 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Insights 16 Tetor 2021, 08:17

Gjyshi që më dilte mangut

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët ...