Aktualitet

Në kërkim për përndjekje, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

15 Qershor 2019, 08:23 Nga DOSJA
Në kërkim për përndjekje, arrestohet 34-vjeçari

SHKODËR– Një 34-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Mësohet se për të arrestuarin me inicialet B.R. banues në Koplik, Gjykata e Apelit Tiranë kishte dhënë masën “arrest me burg”. Ai akuzohet për përndjekje.

34-vjeçari u është dorëzuar forcave policore të Tiranës për proceduar të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë Shkoder / Malësi e Madhe

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari i akuzuar per perndjekje shkoder tirane arrestohet 34 vjecari i akuzuar per perndjekje shkoder tirane

Sondazh

Poll