Aktualitet

Grabitja spektakolare e Rinasit, arresohet ‘informatori’ i autorëve, gjenden 100 mijë euro (Emri)

15 Qershor 2019, 07:27 Nga DOSJA
Grabitja spektakolare e Rinasit, arresohet ‘informatori’ i

TIRA–Një tjetër person është vënë në pranga në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas. Mësohet se i arrestuari është Hasan Kanaçi, 48-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kanaçi rezulton të jetë punonjës në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet të ketë qenë ai personi që ka informuar autorët kryesorë të ngjarjes për lëvizjet dhe orarët në aeroport. 48-vjeçari punonte në pjesën ku prodhoheshin paratë dhe ishte agjent i cargos që dorëzonte lekët në avion.

Gjithashtu bëhet me dije se pas një kontrolli në banesat e disa punonjësve të aeroportit janë gjetur rreth 100 mijë euro. Paratë dyshohet të jenë nga lekët e grabitura.

Pjesa më e madhe e parave është gjetur në banesën e Hasan Kanaçit, shuma me të cilën mendohet të jetë pagesa që ka marrë agjenti i cargos për informacionet që ka dhënë.

Ndërsa pjesa tjetër e parave është gjetur në banesa të ndryshme.

Gjithashtu bëhet me dije se prej katër ditësh prokurorët që po merren me këtë çështje kanë marrë në pyetje edhe punonjës të tjerë të aeroportit të Rinasit për të nxjerrë në pah detaje të reja.

Persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, por që rezultojnë të përfshirë në grabitje pas pas marrjeve në pyetje janë shpallur në kërkim.

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill të këtij viti ku brenda disa minutave persona të maskuar me një furgon me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ grabitën miliona euro.

Teksa grabitësit u larguan, pati përplasje me armë zjarir me policinë ku I vrarë mbeti Admir Murataj, që u cilësua ndryshe si ‘truri’ i kësaj grabitjeje.

Deri më tani kanë rënë në pranga, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement  dhe Eldi Çala. Emrat e të arrestuarve dolën nga dëshmia e Alkond Bengasi, i cili ka marrë statusi e të pednuarit dhe bashkëpunoi me policinë.

Një ditë më parë ata kërkuan përballje me të penduarin, por kërkesa u refuzua nga Gjykata.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alkond bengasi arrestohet spiuni grabitja e 4.6 milion eurove grabitja ne rinas hasan kanaci alkond bengasi arrestohet spiuni grabitja e 4.6 milion eurove grabitja ne rinas hasan kanaci

Sondazh

Poll