Aktualitet

Shiti 2 mijë kg duhan të padeklaruar, shpallet në kërkim administratori i magazinës

5 Nëntor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Shiti 2 mijë kg duhan të padeklaruar, shpallet në kërkim

GJIROKASTËR-Administrator i një subjekti në Gjirokastër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka shitur 2 mijë kg duhan të grirë pa e deklaruar. I shpalluri në kërkim është Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një subjekti në Gjirokastër.Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim në gjirokastër duhan i padeklaruar gjirokaster arrestim në gjirokastër duhan i padeklaruar gjirokaster

Sondazh

Poll