Aktualitet

“Jam polic”, 35-vjeçari u vjedh makinën dy vëllezërve në Tiranë

4 Nëntor 2021, 08:44 Nga DOSJA
“Jam polic”, 35-vjeçari u vjedh makinën dy

TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet Y.B., është shpallur në kërkim pasi akuzohet se u ka vjedhur makinën dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Llazi Miho”, një ditë më parë.

35-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar ka ndaluar dy vëllezërit M.C. dhe G. C., dhe u është prezantuar si efektiv policie. Ai u ka kërkuar çelësat e makinës, ka hipur brenda saj dhe është larguar bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Vëllezërit kanë bërë denoncimin në polici dhe autoritetet kanë bërë identifikimin e 35-vjeçarit dhe shpalljen e tij në kërkim.

Njoftimi i policisë: Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 35 vjecari vjedh makinen policia e tiranes vidhet makina ne tirane 35 vjecari vjedh makinen policia e tiranes vidhet makina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2021, 06:26

Si lindën firmat piramidale në Shqipëri?

Në fillim vendi u përball me rënie të gati gjysmës së prodhimit të brendshëm mes 1989 dhe 1992 dhe inflacioni u rrit në tre shifra.Rritja e Prodhimit të Brendsh...