Aktualitet

Plagosja para shkollës ‘Fan Noli’, shpallet në kërkim autori (EMRI)

4 Nëntor 2021, 08:00 Nga DOSJA
Plagosja para shkollës ‘Fan Noli’, shpallet në kërkim

TIRANË– Ylli Gosturani është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se është autori i plagosjes që ndodhi ditën e djeshme përballë shkollës ‘Fan Noli’. Dosja.al raportoi e para lajmin e plagosjes e cila nisi mes dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.

Dosja.al raportoi se drejtuesi i “Range Rover”, Gosturani u revoltua pasi shoferi i furgonit ka qenë duke u mbushur me nxënës dhe i kishte bllokuar rrugën.

Fillimisht debati nisi në mënyrë verbale, por duke qenë se rruga nuk u lirua, drejtuesi i “Range Rover” nxorri thikën dhe qëlloi shoferin e furgonit dhe atë që ishte me motor. Më pas ai është larguar bashkë me makinën e tij dhe vijon të jetë i lirë ndërsa sot është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. G, 45 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ka zbritur nga mjeti i tij dhe për arsyje të bllokimit të rrugës është konfliktuar me shtetasit A. V dhe V. Xh, të cilët ndodheshin në fugonin e tyre tip “Benz”, që shërben për tranpsortin e nxënësve të shkollës, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fan noli plagosje me thike plagosje me thike tek fan noli ylli gosturani fan noli plagosje me thike plagosje me thike tek fan noli ylli gosturani

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2021, 06:26

Si lindën firmat piramidale në Shqipëri?

Në fillim vendi u përball me rënie të gati gjysmës së prodhimit të brendshëm mes 1989 dhe 1992 dhe inflacioni u rrit në tre shifra.Rritja e Prodhimit të Brendsh...