Art&Argëtim

Mamaja e Granitit në BBV! ‘Kunjat’ për Fifin, i thotë djalit: Dil nga guacka

3 Nëntor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Mamaja e Granitit në BBV! ‘Kunjat’ për Fifin, i thotë

TIRANË– Ish-futbollisti, Granit Cana u befasua mbrëmjen e djeshme nga nëna e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Ndërkohë në momentin që nëna e Granitit u pyet në lidhje me raportin e të birit me Fifin, ajo u shpreh mbështetëse për çdo vendim që ai merr aty brenda.

Ajo i dha dhe një mesazh Granitit, duke i kërkuar që të dalë nga guacka në të cilën është futur brenda banesës, duke lënë të kuptohet se shoqërimi i tij me Fifin është duke u bërë toksik.

‘Dil nga guacka mami, mami lundro’- i përsëriste ajo herë pas here.

Fifi nga ana tjetër mezi mbante lotët dhe po reflektonte në atë mesazh që nëna e Granitit po i dërgonte.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi granitit big brother vip fifi granitit

Sondazh

Poll