Aktualitet

E shpuar nga plumbat, Artan Hoxha publikon fotot e makinës së Besnik Reçit

2 Nëntor 2021, 14:51 Nga DOSJA
E shpuar nga plumbat, Artan Hoxha publikon fotot e makinës së Besnik

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pulikuar foto të makinës së Besnik Reçit, djalit të ish-efektivit që u ekzekutua në Laç një ditë më parë. I ftuar në AbcNews, Hoxha tha se fotot tregojnë makinë e shpuar nga plumbat, si pasojë e atentatit të ndohur një vit më parë në Shëngjin.

Hoxha tha se autorët e kanë ndjekur për disa kilometra objektivin e tyre, por Reçi ka përfunduar në komisariatin e Shkodrës nga frika se mund ta ekzekutonin. Hoxha shtoi gjithashtu se vrasja e ndodhur më 1 nëntor e Xhelal Reçit, është vijimësia e atentatit ndaj djalit të tij një vit më parë.

“Është vijimi i ngjarjes së një viti më parë. Kur e publikuam ne më parë  e publikuam pas një kohe kur kishte ndodhur ngjarja. E kam publikuar së pari me idenë që të hetohej seriozisht se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të thjeshtë. Aludohej se ngjarja ishte inskenuar. Publikimi ka synuar se nuk është inskenuar dhe paraqit rrezikshmëri tepër të lartë. Dy autorë me motor të maskuar dhe qëllojnë mbi objektivin në mes të qindra qytetarëve. Në prani të bashkëshorten dhe fëmijëve. Se edhe me vrasëseve ka një kod tolerancë që nuk goditen fëmijët dhe bashkëshortet. Por këtu është goditur edhe në sy të tyre. Besnik Reci ka shpëtuar se arma e parë me silenciator është bllokuar . Kjo i ka dhënë mundësinë  që me makinën e tij të manovrojë dhe të ik. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletën tjetër. Objektivi është nisur në drejtim tjetër jo për nga banesa për të shpëtuar. Në drejtim të Lezhës dhe më pas në drejtim të Shkodrës. Është ndjekur shumë nga pas. Është detyruar që të ndalet tek patrulla e policisë dhe në fund ka përfunduar në komisariatin e Shkodrës. Nga Shëngjini është futur në komisariat në Shkodër.  Publikimi i pamjeve, ishte paralajmërim i asaj që ndodhi dje. Kemi të bëjmë me të njëjtën dorë. Xhelal Reci nuk krijonte probleme. Dhe kishte konsensus që ti zgjidhte. I biri pas ngjarjes ka qenë i kujdesshëm dhe ka marrë masa mbrojtëse por nga shteti nuk u mor në mbrojtje,”- tha Hoxha.

Xhelal Reçi, ish-efektiv policie u vra mëngjesin e një dite më parë në Laç teksa hapte bizneset e tij. Autorët kanë përdorur maska e për këtë aryse nuk janë identifikuar akoma, por kamerat kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy persona. Pista ku po hetohet janë telashet e djalit të viktimës, Besnik Reçi.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besnik reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci artan hoxha besnik reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci

Sondazh

Poll