Art&Argëtim

Varësia nga alkooli thuajse e shkatërroi/ Si dukej Jessica Simpson para 4 vitesh

2 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Varësia nga alkooli thuajse e shkatërroi/ Si dukej Jessica Simpson

SHBA– Jessica Simpson ka shënuar plot 4 vite esëll dhe ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram. 41-vjeçarja, e cila është shfaqur në filma si “The Dukes Of Hazzard” dhe “Employee Of The Month”, tha se pija e bënte atë të rraskapitur dhe se tani ajo është e lirë. Duke ndarë një foto në Instagram dhe Twitter nga 1 nëntori 2017, Simpson shkroi gjatë për këtë temë.

“Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i vetes sime të cilin nuk e njoh. Kisha kaq shumë nga vetja për të zhbllokuar dhe eksploruar. E dija që pikërisht në këtë moment do ta lejoja veten për të rimarrë dritën time, të fitoja luftën time të brendshme për të respektuar veten dhe ta shihja botën në mënyrë të qartë. Personalisht, për ta bërë këtë, më duhej të ndaloja pirjen e alkoolit sepse më mbante mendjen dhe zemrën të rrotulloheshin në të njëjtin drejtim dhe sinqerisht isha e rraskapitur. Doja të ndjeja dhimbjen që ta mbaja atë si një simbol nderi. Doja të jetoja si një udhëheqëse dhe të thyeja ciklet për të ecur përpara, duke mos shikuar kurrë mbrapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë dhe do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime këtu brenda kësaj bote të bukur. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 4 vjet! Më duket se ndoshta 2. Mendoj se kjo është një gjë e mirë. Ka kaq shumë stigmë rreth fjalës alkoolizëm ose etiketës së një alkoolisti. Puna e vërtetë që duhej bërë në jetën time ishte të pranoja dështimin, dhimbjen, thyerjen dhe vetësabotimin. Pija nuk ishte problemi. Unë isha. Nuk e doja veten. Nuk e respektoja veten time, pushtetin që kisha mbi të. Sot mundem. Mundt ë përballoj frikën dhe kam pranuar pjesët e jetës sime që janë thjesht të trishtuara. Unë zotëroj fuqinë time personale me guxim shpirtëror. Jam jashtëzakonisht e sinqertë dhe e hapur. Jam e lirë,” shkroi Jessica.

 

 

 

A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson)

Ylli ishte e njohur për karrierën e saj pop në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Ajo ka publikuar shtatë albume muzikore, disa prej të cilave arritën nivelin ‘platinum’. Simpson është e martuar me ish-lojtarin e NFL Eric Johnson dhe ka tre fëmijë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz jessica simpson varesia nga alkooli jessica simpson varesia nga alkooli

Sondazh

Poll