Aktualitet

Përdorte lokalin për pikë bastesh, kapet në flagrancë një 33-vjeçar në Fier

2 Nëntor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Përdorte lokalin për pikë bastesh, kapet në flagrancë

FIER- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga forcat e Policisë së Fierit për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i prangosuri i identifikuar me inicialet R.D., banues në fshatin Petovë, shfrytëzonte lokalin e tij për të vendosur baste nëpërmjet një telefoni.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi R. D., në lokalin “Bar-Kafe” në administrim të tij, është kostatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit të pa lejuara, baste sportive nëpërmjet një aparati celular i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier ligji per lojrat e fatit fier ligji per lojrat e fatit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2021, 13:49

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...