Bota

Fluksi i emigrantëve nga Turqia, Bullgaria dërgon 350 ushtarë në kufi

2 Nëntor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Fluksi i emigrantëve nga Turqia, Bullgaria dërgon 350 ushtarë

SOFJE: Ministri i Mbrotjes së Bullgarisë, Georgi Panayotov, njoftoi se qeveria vendosi të hënën 350 ushtarë në kufirin me Turqinë për të ndihmuar policinë të përballet me fluksin në rritje të emigrantëve.

“Ushtarët arritën në kufirin bullgaro-turk që sot për të mbështetur policinë kufitare,” tha Georgi Panayotov.

Sipas Dawn, brenda këtij viti më shumë se 6,500 njerëz kanë kaluar ilegalisht në Bullgari, trefishi i numrit për nëntë muajt e parë të 2020, sipas ministrisë së brendshme. Vendi i Evropës Lindore ndodhet në një nga rrugët kryesore që emigrantët përdorin për të hyrë në BE nga Lindja e Mesme dhe Afganistani. Bullgaria është një kufi i jashtëm për Bashkimin Evropian.

Një gardh me tela me gjemba pjesërisht i dëmtuar kalon në gjatësinë e kufirit 259 kilometra me Turqinë. Parlamenti ra dakord në gusht për dërgimin e 400-700 ushtarëve në kufijtë me Greqinë dhe Turqinë, kryesisht për të ndihmuar në ndërtimin e gardhit.

Bullgaria është shteti më i varfër anëtar i BE-së dhe nuk ka pranuar kurrë një numër të madh azilkërkuesish, shumica e të cilëve përpiqen të kalojnë nëpër BE përpara se të presin një përgjigje nga Sofja për statusin e tyre të refugjatit. Vendet e BE-së kanë frikë nga një fluks njerëzish nga Afganistani që kur talebanët morën kontrollin më 15 gusht, me kujtimet ende të freskëta nga kriza e emigrantëve që tronditi Evropën në 2015.

Turqia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është gjithashtu e shqetësuar për një valë të re migrimi në Evropë. Ajo strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç migrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia nuk e ka përgjegjësi të jetë depo e refugjatëve në Evropë. Bashkimi Evropian e ndihmon me miliarda dollarë Turqinë për të ofruar strehim për migrantët.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bullgari emigrantet ne turqi kriza e emigranteve kufiri bullgari-turqi turqi bullgari emigrantet ne turqi kriza e emigranteve kufiri bullgari-turqi turqi

Sondazh

Poll