Art&Argëtim

Sheila flet për sherrin me Monikën: E kam parë si nënën time, më zhgënjeu shumë

1 Nëntor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Sheila flet për sherrin me Monikën: E kam parë si nënën

TIRANË– Sheila Haxhiraj, ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur gjatë një interviste në ‘Shqipëria Live’ për sherrin që ndodhi mes saj dhe Monikës në shtëpi. Ngjarja ndodhi teksa Sheila po luante me Fifin dhe po improvizonte debate joreale. Ajo tregoi se Monika u ndje keq nga loja dhe kritikat e publikut. Teksa tregon një bisedë te sajën me aktoren, Sheila rrëfen se Monika e ka prekur emocionalisht.

“Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time. Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe. Mezi kam mundur të përshtatem javën e parë. Ishte e vështirë përballesha me kamerat gjatë gjithë kohës, kur unë ndër vite kam qenë e distancuar. Dy javët e para jemi përpjekur të mbajmë harmoni sepse ishte mirë për bashkëjetesë. Në momentin që po lulëzoja e po çlirohesha, dola,” tha Sheila.

Ajo tregoi se pasi doli nga shtëpia, pa video të Monikës, në cilat ajo po fliste keq për të dhe kjo gjë e zhgënjeu.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip monika lubonja sheila haxhiraj big brother vip monika lubonja sheila haxhiraj

Sondazh

Poll