Aktualitet

Aksident në Koplik/ Përplasen mjetet, 1 i vdekur, 3 të plagosur

1 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Aksident në Koplik/ Përplasen mjetet, 1 i vdekur, 3 të plagosur

MALËSI E MADHE- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe duke lënë një person të vdekur. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë 4 persona mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital.

Për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e repartit zjarrfikës. Ata u transportuan menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës mirëpo një prej tyre humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Tre personat e tjerë janë të shtruar në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pamje të frikshme! Si ndodhi aksidenti në Koplik, Benz-i erdhi me shpejtësi

Aksidenti në Koplik/ Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës një nga të plagosurit

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne koplik aksident aksident ne koplik

Sondazh

Poll