Aktualitet

Vrasja e ish-efektivit në Laç, policia: Kemi rrethuar zonën, në kërkim të autorit

1 Nëntor 2021, 07:09 Nga DOSJA
Vrasja e ish-efektivit në Laç, policia: Kemi rrethuar zonën,

LAÇ– Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me ekzekutimin e Xhelal Reçit. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në orën 07:23 në afërsi të një banke. Vrasja e Reçit ende është e paqartë për policinë e cila ka ngritur pika kontrolli në zonë me qëllim kapjen e autorit. Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Vrasje në Laç! Ekzekutohet pranë lokalit të tij ish-polici Xhelal Reçi

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet laç vrasje në laç xhelal reci laç vrasje në laç xhelal reci

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2021, 19:41

Makina aksidenton 25-vjeçarin me biçikletë

TIRANË– Një person rreth 25 vjeç është aksidentuar dhe ka përfunduar i plagpsur në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në ...