Aktualitet

I ati u nda nga jeta! Meta i shpreh ngushëllimet Bashës: U prehtë në paqe

1 Nëntor 2021, 06:06 Nga DOSJA
I ati u nda nga jeta! Meta i shpreh ngushëllimet Bashës: U prehtë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës pas ndarjes së të atit nga jeta. Me anë të një mesazhi, kreu i shtetit thotë se ka mësuar me hidhërim lajmin për ndarjen nga jeta të Xhelal Bashës. Ai i shpreh ngushëllime kryedemokratit për humbjen e rëndë.

MESAZHI:

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!

I ati i kryedemokratit Lulzim Basha u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare. Xhelal Basha humbi betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha humb babain xhelal basha ilir meta lulzim basha humb babain xhelal basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2021, 19:41

Makina aksidenton 25-vjeçarin me biçikletë

TIRANË– Një person rreth 25 vjeç është aksidentuar dhe ka përfunduar i plagpsur në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në ...