Art&Argëtim

Emily Ratajkowski: Çfarë fitova dhe humba nga shitja e imazhit tim?

31 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Emily Ratajkowski: Çfarë fitova dhe humba nga shitja e imazhit tim?

SHBA– Modelja amerikane Emily Ratajkowski në librin e saj “Trupi im” ka bërë një përmbledhje të asaj që ajo ka fituar dhe humbur nga shitja e imazhit.

Në libër ajo flet për karrierën, e nis që nga viti 2013, kur u bë e famshme duke kërcyer në videoklipin “Blurred Lines” të Robin Thicke, imazhet e saj u shpërndanë në internet. Nga “Gone Girl” e David Fincher, tek fotot e paparacëve, tek reklamat e modës e deri te postimet e saj në rrjetet sociale, fytyra e saj është aq e përhapur sa mund të bëhet dhe tatuazh nga persona të ndryshëm.

Libri i saj i cili do të debutojë më 9 nëntor, nuk ka të bëjë vetëm me modelingun. Në të, ajo artikulon presionet që ajo ndjen kundrejt meshkujve, nga kërcimi i një tangoje nudo për Thicke dhe Pharrell Williams, tek takimi i detyruar me një djalë në shkollë të mesme, e deri tek luajtja e “gruas model” në një festë për bashkëshorti e saj, Sebastian Bear-McClard, ku ajo u ofendua nga kolegët e tij.

“Ky nuk është një libër ku unë po përpiqem të hedh poshtë burrat që kam njohur në jetën time,” tha Emily. “Po përpiqem të sfidoj pritshmëritë dhe gjithashtu të flas për nuancat – në identitetin tim, por edhe vetëm në jetë dhe në bindjet politike..”

Burimi: Newyorktimes

(S.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz emily ratajkowski emily ratajkowski

Sondazh

Poll