Aktualitet

119 tenderë me shkelje gjatë pandemisë, KLSH gjen dëm 318 milionë euro

29 Tetor 2021, 15:41 Nga DOSJA
119 tenderë me shkelje gjatë pandemisë, KLSH gjen dëm 318

TIRANË – Kjo shumë është zbuluar nga rreth 103 auditime të kryera në institucione të ndryshme shtetërore.

Efektet negative financiare vijnë kryesisht nga tenderat, pagesat për të pushuarit nga puna, nga humbjet e Bashkive dhe pagesa për gjyqe të humbura në arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas KLSH, në vitin e pandemisë 119 tendera që përbëjnë 48% të fondeve të audituara janë kapur me shkelje. Drejtoresha e Buxhetit të KLSH, Valbona Gaxha u shpreh se çështjet do të referohen edhe për kallëzime penale:

“Duhet të tregojmë kujdes, sepse bëhet fjalë për nëpunës të lartë dhe njerëz në pozita të larta drejtuese. Ne i dërgojmë dosjet në drejtorinë juridike për tu siguruar që janë në rregull nga ana ligjore dhe i çojmë në prokurori. Jemi shumë të përkushtuar dhe do i zbulojmë rast pas rasti”.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu duke dëshmuar në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me raportin u shpreh se kërkonte dhe mbështetjen e opozitës për kallëzimet penale që do të bëheshin.

Dëmi Financiar
318 milionë euro
Burimi: KLSH

103 auditime të kryera
143 institucione
Burimi: KLSH

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet auditi i klsh klsh komisioni i ekonomise tenderi gjate pandemise auditi i klsh klsh komisioni i ekonomise tenderi gjate pandemise

Sondazh

Poll