Bota

Rrezikonte 20 vjet burg se ndihmoi migrantët, juristët refuzojnë të dënojnë gjestin human të amerikanit

13 Qershor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Rrezikonte 20 vjet burg se ndihmoi migrantët, juristët refuzojnë

SHBA Juria nuk mundi të arrinte në një vendim kundër Scott Daniel Warren, i cili u arrestua në vitin 2018 pasi u dha migrantëve meksikanë ujë, ushqim dhe strehim (Lexo këtu).

Scott Daniel Warren, një instruktor 36-vjeçar i gjeografisë në një kolegj amerikan, u akuzua për komplot pasi strehoi dhe transportoi migrantët duke i dhënë dhe ndihma humanitare. Ai u përball me rrezikut e 20 viteve burg pas politikave të ashpra të emigracionit, vendosur nga Donald Trump.

Jashtë gjykatës, Warren falënderoi mbështetësit e tij dhe kritikoi përpjekjet e qeverisë për të shtypur numrin e emigrantëve që vinin në SHBA.

Warren u shpreh se rasti i tij mund të jetë një precedent i rrezikshëm duke zgjeruar definicionin e transportimit dhe strehimit të emigrantëve për të përfshirë njerëzit që përpiqen të ndihmojnë kalimin e kufirit në nevojë të dëshpëruar për ujë apo nevoja të tjera.

Mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin që nga mesi i viteve 1990.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktivistë migrantë meksikanë shba aktivistë migrantë meksikanë shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2019, 15:44

KOSOVË- Në kuadër të 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, babai i dëshmorit Agron B...