Art&Argëtim

E ëma e akuzoi për dhunë, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik

29 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
E ëma e akuzoi për dhunë, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik

SHBA-Yolanda Hadid, nëna e modeles Gigi Hadid pretendon se partneri i vajzës, Zayn Malik, e ka goditur dhe se po mendon seriozisht të bëjë një denoncim zyrtar në polici për të.

Sipas burimeve të TMZ, Yolanda Hadid  thotë se incidenti ka ndodhur javën e kaluar. Ndonëse ende nuk ka zbuluar më shumë detaje për rrethanat e “sulmit”, apo ngjarjes që kanë çuar në dhunën e dyshuar, burimet thonë se 57-vjeçarja këmbëngul fort në pretendimet e saj.

Nga ana tjetër Gigi është plotësisht e fokusuar në atë që është më e mira për Kay-n, vajzën e saj me këngëtarin Malik dhe kërkon respekt për jetën e saj personale. Thuhet se çifti është ndarë por kanë vendosur t’a rrisin së bashku vajzën e tyre.

Në një prononcim lidhur me akuzat e Yolandës, këngëtari shpreh zhgënjimin e tij që mosmarrëveshjet e tyre familjare u bënë publike në këtë mënyrë.

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person që vlerësoj privatësinë dhe ajo që dua është të krijoj një mjedis të sigurt dhe privat në të cilin vajza ime mund të rritet. Një vend ku çështjet personale familjare nuk do të ekspozohen në sytë e të gjithë botës, në mënyrë që të gjithë t’i analizojnë dhe dekonstruktojnë ato … Në përpjekje për të mbrojtur këtë hapësirë [për Kay], unë rashë dakord të mos reagoja ndaj akuzave që rezultojnë nga një zënka që pata me një pjesëtar të familjes së partneres time, e cila hyri në shtëpinë tonë ndërkohë qe partneria ime nuk ishte aty, disa javë më parë …. Kjo ishte dhe duhet të jetë një çështje tjetër private.”- shprehet Malik.

Malik dhe Hadid janë prindër të vogëlushes Kay e cila erdhi në jetë vitin e kaluar. Çifti kanë disa vite të lidhur bashkë dhe po bashkjetonin në apartamentin e tyre luksoz në New York.

(s.b/d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz gigi hadid yolanda hadid zayn malik gigi hadid yolanda hadid zayn malik

Sondazh

Poll