Art&Argëtim

Tre gishtat lart, miss-i serb bën gjestin nacionalist, ofendues ndaj shqiptarëve

28 Tetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Tre gishtat lart, miss-i serb bën gjestin nacionalist, ofendues ndaj

SERBI –Valentina Petroviç, përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental, është tërhequr nga konkurrimi ditën e  djeshme pas kritkave të mëdha që mori pasi bëri foto duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare krah përfaqësueseve të Malit të Zi, të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Por edhe një foto tjetër e saj ka zgjuar sërish reagime në rrjet. Në të shfaqen Miss Shqipëria dhe Kosova, Frontina Gashi dhe Besa Çitaku, të cilat pozojnë me Valentinën duke ngritur tre gishtat e dorës lart. Ky është një simbol  i cili përdoret për të treguar dominancën serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve. Ky gjest ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi vitet e fundit u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër komunitetit mysliman. Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në rrugë dhe festime, në të gjitha llojet e demonstratave. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.

Pas gjithë kritikave vajzat thanë se nuk e dinin se çfarë kuptimi kishte simboli i tre gishtave lart. Ato thanë se fotografia ishte bërë rastësisht kur ato shkuan të ngushëllonin Valentinën, pas fotos me simbolin e shqiponjës dykrenare. Frontina Gashi tha se ati ishin përpjekur ta ngushëllonin miss-in serb pasi familja e saj i kishte thënë të mos vinte në shtëpi, por të shkonte të jetonte në Kosovë.

“Valentina, miss i Serbisë erdhi tek ne në dhomë duke qarë dhe ishte në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të familjes së saj, pasi siç kishte thënë, familja nuk e kishte përkrahur për garën në të cilën po merrte pjesë. Kjo për shkak se para fotos me tre gishta lartë, Valentina kishte pozuar duke e bërë shqiponjën dhe si pasojë e kësaj, ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga familja dhe producenti, dhe kërcënimet kishin qenë të atilla si: Shko jeto në Kosovë, nuk ke pse të vish në Serbi, kemi me ta marrë pasaportë e shumë ofendime të tjera. Më ju thonë të drejtën ne nuk e kemi ditur mirë se çfarë nënkupton kjo. Foto është realizuar pasi ka dalë fotoja duke bërë shqiponjën, dhe kjo foto nuk është bërë më dëshirën tonë, ka qenë thjesht sepse ne kemi ndje dhembshmëri për të, sepse ajo ka qenë e kërcënuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, ne kërkojmë falje por mund të themi se jemi të pafajshme”,- tha Gashi, miss Shqipëria.

Pas debatit që patën me njëra-tjetrën, misse-t Gashi dhe Çitaku e kanë bllokuar Valentinën në Instagram.

(m.k/dosja.a)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ish-missi miss intercontinental missi serb serbi valentina petrovic ish-missi miss intercontinental missi serb serbi valentina petrovic

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Tetor 2021, 07:28

Monika Lubonja: Kam qarë për Enver Hoxhën!

TIRANË– Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se ka qarë kur diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë. Ky isht...