Art&Argëtim

Rolex 10,000 dollarë? Keanu Reeves u dhuron kolegëve 4 ora të personalizuara

28 Tetor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Rolex 10,000 dollarë? Keanu Reeves u dhuron kolegëve 4 ora të

PARIS – Aktori kanadez Keanu Reeves ka “rrëmbyer” miliona zemra me aftësinë e tij të aktrimit dhe veprimet humane që shpesh janë dokumentuar.

Por ai nuk është ndalur me kaq dhe na ka dhënë një arsye më shumë për ta pëlqyer. Reeves i bëri disa dhurata shumë bujare ekipit të filmit John Wick: Kapitulli 4. Ndërsa xhirimet e projektit të tij të ardhshëm përfunduan, Reeves vendosi të japë një shenjë mirënjohjeje për grupin 4 ora të personalizuara Rolex Submariner.

 

 

A post shared by Keanu Charles Reeves Fan Page (@keanucreeves.fanpage)

Reeves kishte thirrur grupin për t’u bashkuar me të për darkë në Paris të shtunën në mbrëmje dhe për të ngritur një dolli për përpjekjet e tyre. Pikërisht atëherë ai i dhuroi secilit prej tyre një orë të personalizuar Rolex, e cila kushtonte diku tek 10,000 dollarë një prejt tyre.

 

 

A post shared by Keanu Charles Reeves Fan Page (@keanucreeves.fanpage)

Ekipi, duke përfshirë Bruce Concepcion, Jeremy Marinas, Dave Camarillo dhe Li Qiang, morën këto orë ekskluzive që mbanin mesazhe unike të përzgjedhura nga vetë Reeves. Ata e falënderuan aktorin për dhuratat në rrjetet sociale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktori kanadez john wick keanu reeves ora rolex 115.000 euro aktori kanadez john wick keanu reeves ora rolex 115.000 euro

Sondazh

Poll