Aktualitet

Një tjetër rivale për Bashën! Hajdari paralajmëron rikthim: Jam e lidhur me PD-në

28 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Një tjetër rivale për Bashën! Hajdari paralajmëron

TIRANË– Ish-deputetja Rudina Hajdari ka lënë të kuptohet se në rast se do të ketë një garë për kreun e Partisë Demokratike, ajo mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm dhe në këtë mënyrë do të sfidojë kryetarin aktual Lulzim Basha e ish-kryeministrin Sali Berisha.

E ftuar në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nër emisionin “Të Vaksinuarit”, Hajdari deklaroi se nuk ka rëndësi emri që do drejtojë por rëndësi ka të mos lejohet përçarja e partisë dhe që Partia Demokratike të njohë zgjerim.

Pjesë nga biseda:

Aulon Kalaja: A jeni e gatshme të kandidoni për kreun e PD-së?

Rudina Hajdari: Mendoj që është një pyetje që për momentin nuk ka vend. Duhet zgjerim i PD-së. Opozita është e përçarë dhe ne duhet patjetër ta bashkojmë. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë që të bëjmë një opozitë të shëndoshe.

Aulon Kalaja: Keni dhe kredon se thuhet je vajza e heroit të demokracisë. A jeni e gatshme për këtë sfidë?

Rudina Hajdari: Për mua ka rëndësi procesi i zgjerimit të partisë. Patjetër që një nga figurat mund të jem dhe unë. Nuk është e rëndësishme individi.

Aulon Kalaja: Kur të rikthehesh nga SHBA-të çfarë do bëni?

Rudina Hajdari: Unë këto iniciativa jam duke i ndërmarrë dhe në SHBA-të. Jam gjithë kohës duke menduar si të kontriboj në shoqerinë shqiptare. Do mundohem që të vazhdoj kontributin tim.

Aulon Kalaja: Do jeni te nisma thurje apo te e djathta?

Rudina Hajdari: Jam duke parë hapin tjetër. Por ky është një proces që ndodh në bashkëpunim me të djathtën. Do mbështesja çdo lloj forumi politik që ka të rinj. E kuptoj faktin që jam e lidhur shumë me PD-në për shkak të së shkuarës time.

Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit nën logon e Nismës Thurje dhe nuk arriti të fitonte një ulëse në Kuvend. Pas zgjedhjeve ajo u largua drejt SHBA-ve, por është shprehur se mund të rikthehet sërish. Nga ana tjetër Berisha ka shpallur hapur kandidimin e tij në krye të PD-së, ndonëse procesin e ndërmarrë prej tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk e njeh.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha rudina hajdari lulzim basha rudina hajdari

Sondazh

Poll