Aktualitet

Gjëja e parë që bëri kur erdhi uji, Banori në Krujë: U lamë e u shplamë

28 Tetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Gjëja e parë që bëri kur erdhi uji, Banori në

KRUJË– Një banor ka rrëfyer se gjëja e parë që ka bërë pasi ka parë ujë në shtëpinë e tij, ka qenë të lahej. Në një prononcim për AbcNews, banori tha se deri më tani me ujë të pijshëm i kanë furnizuar punonjësit e bashkisë ose e kanë blerë vetë.

“Uji ka ardhur, na kanë thënë mos me e pi. Me u la e me u shpla po, Nga ora 08.00 e darkës erdhi. U lamë e u shplamë. Me pi ujë na ka dhënë sot bashkia, krejt punëtorët e bashkisë na kanë furnizu me ujë. Herë me bidonë e herë me lidhje. Na lajmëruan nga ora 18.00, na thanë që do të vijë. Kam mush kazanin kur erdhi, vumë lavatriçet. Një dush njëherë. Unë kam pasur rezerva. Deri në një urdhër të dytë nuk do mund ta pine,”- tha banori.

ISHP publikoi sot rezultatet përfundimtare të analizave të ujit të Krujës që çoi në spital më shumë se 600 persona. Sipas ISHP-së mostrat e analizuara janë marrë pasi bashkia ka bërë klorifikimin por sërish është gjetur mikrobi Enterokokus. Tashmë Kruja ka ujë, por jo për të pirë e për të gatuar.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll