Aktualitet

“Benz”-i përplas rimorkion në Shijak, plagosen 8 anëtarët e një familjeje

28 Tetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
“Benz”-i përplas rimorkion në Shijak, plagosen 8

DURRËS– Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se një i ri, i identifikuar si Daniel Keçi ka përplasur me mjetin e tij tip “Benz”, një rimorkio.

Mbi këtë të fundit udhëtonin tetë anëtarë të një familjeje të komunitetit rom, të cilët kanë mbetur të gjithë të plagosur. Ata kanë qenë duke u kthyer në banesë pasi kishin mbledhur kanaçet për ditën e sotme, punë me të cilën nxjerrin bukën e gojës dhe janë përplasur nga makina e drejtuar nga Keçi.

Tetë të plagosurit, mes tyre edhe fëmijë janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit, Keçi, është shoqëruar për në komisariat.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shijak daniel keci aksident ne shijak daniel keci

Sondazh

Poll