Aktualitet

Dalin fotot/ Si po përdoren makinat luksoze të sekuestruara

28 Tetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Dalin fotot/ Si po përdoren makinat luksoze të sekuestruara

TIRANË- Makinat e konfiskuara nga organizatat e krimit të organizuar po i kthehen komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook” të enjten e 28 tetorit. Ajo ka ndarë një foto galeri me makinat luksoze të bosave të krimit të cilat janë skuestruar dhe konfiskuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive, të cilat tashmë duket se i janë kthyer komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse.

“Makina të konfiskuara nga organizatat e krimit të organizuar po i kthehen komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse. Në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme dhe GIZ, u transformua për herë të parë një aset i konfiskuar në bibliotekë. Biblioteka e parë lëvizëse iu dorëzua Bashkis Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të TetoritGjerman. Biblioteka e dytë, që do të vihet në shërbim të komunitetit të Dibrës është në proces. Bibliotekat lëvizëse do t’u shërbejnë fëmijëve dhe të rinjve në zonat e thella, por edhe qytetarëve të interesuar për librat, si bazë për një të ardhme të qëndrueshme përtej ekonomive ilegale”, thuhet në postimin e Ministrisë.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet makina bibloteka makinat e sekuestruara makina bibloteka makinat e sekuestruara

Sondazh

Poll