Aktualitet

VD-“Policët u fshehën kur u vra Backa”, Opozita kërkon llogari, Çuçi: S’kam koment

27 Tetor 2021, 14:58 Nga DOSJA
VD-“Policët u fshehën kur u vra Backa”, Opozita

TIRANË– Deputetët e Opozitës janë përplasur me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj foli për grabitjen e ndodhur në Nikël ku u dhunua biznesmeni Nazmi Çangu e për vrasjen e Demir Backës në Fier. Xhaferraj akuzoi efektivët e policisë se ishin fshehur në momentin që ka ndodhur krimi dhe se kjo gjë është përmendur edhe nga vetë familjarët e viktimës. Ai i kërkoi ministrit Çuçi që t’i shikonte me kujdes këto gjëra. Demokrati komentoi dhe lëvizjet në Policinë e Shtetit dhe tha se levizjet rokadë nuk i duhen nëj risi.


“Do doja në harkun e 30 sekondave t’i thoja diçka zotit ministër. Kanë ndodhur dy ngjarje të rënda zoti ministër, njëra në Fier dhe tjetër në Fushë-Krujë. Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur më përpara ngjarje të rënda kriminale. Por mendoj se shpreh edhe një mendim edhe të kolegëve socialist, që këto ngjarje kanë hapur një problem shumë të madh. Pavarësisht se kanë ndodhur në gjeografi të ndryshme të Shqipërisë, edhe në Fier familjarët kundërshtuan policinë edhe i grabituri në Fushë-Krujë tha se nuk kam besim te policia. Do të doja ta shikonit me kujdes pasi është problem shumë i madh humbja e besimit ndaj policisë. Përpara disa ditësh kryeministri emëroi Gledis Nanon në krye të policisë, kam pyetur dhe kam dëgjuar fjalë shumë të mira por e ka nisur shumë keq. Ç’është kjo rokadë qarkullimi në 12 qarqe, Një titullar duhet os të ndëshkohet, o të promovohet o të rrijë në detyrë. “Vaji i kandilit” tregon përçmimin, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë,”- tha Xhaferraj ndër të tjera.

Ministry nuk preferoi të përgjigjej duke u shprehur se nuk kishte lidhje me prjektligjin.

“Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin,”- tha Çuçi por deputetët e Opozitës nuk u ndalën. Deputetët Luan Baçi, Ervin Salianji dhe Flamur Noka kërkuan gjithashtu që ministri të mbante një qëndrim pët këto ngjarje të rënda.

“Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?”- tha Baçi.

“Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi s’ka pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë t’i përgjigjet shqetësimeve të opozitës,”- shtoi Salianji.

“Për vrasjet, opinioni publik është tronditur. S’ka siguri dhe s’ka besim te strukturat e policisë. Policia është zhytur në krim, drogë e batak. Agjencia që ju doni të ngrini, mund të kriminalizohet për shkak të vullnetit politik siç u kriminalizua edhe SHÇBA. Qarkullimi i titullarëve, edhe pse kanë dosje sa një mal të përfshirë në krim, afera, trafik. Ata riciklohen nëpër disa drejtori. Ju ose keni rezauruar kapacitetet në polici ose kupola e saj është e inkriminuar dhe ju mundoheni të thoni “Ky është më pak e ai është më shumë“. Kjo është alarmante. Kupola e Policisë duhet shkrirë e rifomratuar, pasi është e zhytur në batak,”- tha Noka më tej.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bledi çuçi ervin salianji ferdinand xhaferraj komisioni per sigurine 27 tetor 2021 luan baci bledi çuçi ervin salianji ferdinand xhaferraj komisioni per sigurine 27 tetor 2021 luan baci

Sondazh

Poll