Bota

Përmbytje në Itali, gjendet i pajetë një 67-vjeçar, ende e zhdukur gruaja

25 Tetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Përmbytje në Itali, gjendet i pajetë një 67-vjeçar,

ITALI– Moti i ka pushtuar Sicilinë për të dytën ditë radhazi me stuhi, përmbytje, dëmtime në njerëz dhe prona ku një çift, burrë e grua, ai 67 vjeç dhe ajo 54 vjeç, janë zhdukur në Scordia, qendra e fushës së Katanias, e goditur nga një stuhi.

Sipas mediave vendase, trupi i 67-vjeçarit u gjet në mëngjesin e sotëm larg vendit ku u pa për herë të fundit, në lagjen Ogliastra, ndërkohë që ende nuk dihet gjë për gruan 53-vjeçare, sipas zjarrëfikësve të Catanias.

Alarmi u dha të dielën nga një burrë pasi kishte mbetur i bllokuar në makinë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Ai u tha zjarrfikësve që e shpëtuan se kishte parë një çift në një Ford Fiesta, të cilët pasi kishin dalë nga makina ishin marrë para nga furia e ujit.

Për kërkimet kanë mbërritur mbrëmjen e së dielës edhe zhytësit dhe zjarrfikësit. Për një moment në orët e vona të mbrëmjes ai mori frymë i lehtësuar pasi u njoftua zbulimi i një çifti nga Scordia të mbytur nga uji, por ata ishin dy persona të tjerë, gjithashtu burrë e grua, të cilët u dërguan në spital për masa paraprake. Përveç zjarrfikësve, në kërkim morën pjesë personeli i karabinierëve dhe mbrojtjes civile.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota moti i keq ne itali permbytjet ne itali vdes 67-vjecari ne itali moti i keq ne itali permbytjet ne itali vdes 67-vjecari ne itali

Sondazh

Poll