Aktualitet

Veliaj-linjës urbane: Ndërro mjetet brenda 5 ditëve ose hiqet licenca, kancer

25 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Veliaj-linjës urbane: Ndërro mjetet brenda 5 ditëve ose hiqet

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kla paralajmëruar një tjetër linjë urbanisitike në kryeqytet për heqje të liçencës. Linjës që operon në ‘Kopshtin Zoologjik’, Veliaj i ka dhënë vetëm 5 ditë kohë për të ndërruar të gjithë urbanët me të cilët operon, ose do t’i hiqet liçenca. Sipas tij, urbanët me të cilët kjo linjë po operon janë totalisht të amortizuar dhe se këta autobuzë prodhojnë kancer.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë që pak kohë më parë, Veliaj i hoqi liçencës kompanisë që operonte në linjës e Unazës së Vogël në Tiranë, pasi shumë qytetar janë ankuar për mos-operim si duhet të kësaj linje.

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike erion veliaj linja e urbaneve ne kopshtin zoologjik erion veliaj linja e urbaneve ne kopshtin zoologjik

Sondazh

Poll