Ekonomi

700 mln euro, Ibrahimaj: Në interesin tonë të marrim një borxh më të madh këtë vit

25 Tetor 2021, 14:11 Nga DOSJA
700 mln euro, Ibrahimaj: Në interesin tonë të marrim një

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se është në interes të vendit të merret një borxh më i madh këtë vit në Komisionin e Ekonomisë marrja e një eurobondi me vlerë deri në 700 milionë euro. Eurobondi me afat maturimi 7 deri në 10 vite do të shërbejë për plotësimin e nevojave të buxhetit.

“Emetimi i një eurobondi ka rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme. Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga 500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga 7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022,”-tha ministrja.

Por për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku marrja e një eurobondi 500-700 milionë euro shumë i rrezikshëm, pasi ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet mes kreut të Komisionit, Eduart Shalsit dhe deputetit Dashamir Shehi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD- Plas me ofendime te “Ekonomia”, Shalsi e ‘qorton’, Shehi e pret keq: Legen!

VD-‘Ju uroj sukses’/ Bujar Leskaj-Ibrahimajt: Po u përdor borxhi për satelitët…

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll

Ekonomi 24 Tetor 2021, 05:11

Pse po ecën ngadalë fiskalizimi?

Nga 1 janari 2021 deri në fillim të muajit tetor janë fiskalizuar 30% e bizneseve aktive. Kontabilistët dhe audituesit ligjorë thonë se miratimi i aktit normati...