Ekonomi

Del STUDIMI britanik: Ja çfarë ndodh me trupin pas dozës së tretë të vaksinës

22 Tetor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Del STUDIMI britanik: Ja çfarë ndodh me trupin pas dozës

BRITANI E MADHE- Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer siguron imunitet pothuajse total ndaj Covid-19. Ky fakt është zbuluar nga një studim, pas injektimit të dozave të treta të vaksinës “BioNTech/Pfizer”.

Në një grup prej 5,000 personash që kishin marrë vetëm dy doza, 109 persona u infektuan sërish nga pandemia. Por në një grup tjetër po prej 5,000 personash, që morën edhe dozën e tretë, numri i të infektuarve ishte vetëm 5.

Shkencëtarët thanë se injektimi i dozës së tretë rivendosi mbrojtjen në nivele “të shkëlqyera” pas atyre të arritura pas dozës së dytë. Studiuesit thanë se një dozë përforcuese është 95.6% efektive kundër Covid-19. Rezultatet janë një nxitje masive për përpjekjet e qeverisë për të inkurajuar miliona britanikë për të marrë dozën e tretë.

Marrë nga The Sun

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale vaksina anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Poll