Ekonomi

Humbi nënën nga Covid, Jonida Shehu: Nuk e mendova asnjëherë që ajo do ikte…

24 Tetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Humbi nënën nga Covid, Jonida Shehu: Nuk e mendova asnjëherë

TIRANË– Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu ka folur për humbjen e nënës nga Coivd. Në një video të publikuar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu, Shehu thotë se nuk e kishte imagjinuar se nëna e saj do të humbte jetën për shkak të këtij virusi. Ajo rrëfen se ka pasur raste të tjera të infektimit në familje mirëpo kanë mundur që ta kalojnë dhe sot janë gjallë.

‘Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19. Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet Jonida Shehu.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale jonida shehu jonida shehu

Sondazh

Poll

Ekonomi 24 Tetor 2021, 05:11

Pse po ecën ngadalë fiskalizimi?

Nga 1 janari 2021 deri në fillim të muajit tetor janë fiskalizuar 30% e bizneseve aktive. Kontabilistët dhe audituesit ligjorë thonë se miratimi i aktit normati...