Ekonomi

Kreu i Shoqatës së Transportit Qoshja: Braçe kriminel, s’ulet të na dëgjojë

22 Tetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Kreu i Shoqatës së Transportit Qoshja: Braçe kriminel,

Përfaqësuesi i socialistëve Erion Braçe, ka reaguar ashpër për kolapsin me transportin publik në Tiranë. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai shkruan se qëndrimi është kriminal dhe se operatorët e autobusëve po përdorin një situatë pandemie për përfitime ekonomike. Për këtë çështje ka reaguar Rixhin Qoshja, Kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas.

I ftuar në emisionin Ekonomi Plus në SYRI TV me moderatoren Klaudia Karabolli, Qoshja deklaron se sjellja e Braces, që nuk po ulet me përfaqësues të Transportit Publik për të adresuar shqetësimet.

Qoshja: Braçe dhe kolegët e tij të ulen për të adresuar problematikat e transportit. Ndoshta nuk janë kërkesa kriminale, kriminel është Brace që nuk vjen për të diskutuar nëse ka kompetenca për këtë cështje.

Statusi i plotë i Erion Braçes:

“Ti themi gjerat sic jane: KJO QE OPERATORET PRIVATE PO BEJNE ME AUTOBUSET NE #TIRANE, ESHTE KRIMINALE! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual. E kuptoni diferencen? Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal; Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni. Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE. Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit. Kaq per tani,”- shkruan Brace.

Marrë nga Syri.net

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi erion brace rixhin qoshja erion brace rixhin qoshja

Sondazh

Poll