Art&Argëtim

Ed Sheeran rezulton pozitiv me Covid, izolohet në shtëpi

24 Tetor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Ed Sheeran rezulton pozitiv me Covid, izolohet në shtëpi

SHBA – Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka njoftuar në faqen e tij në Instagram se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është i izoluar.

“Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të marr pjesë në evente, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”, tha ai në postim.

Sipas The Guardian, Ed Sheeran pritej të nxirrte albumin e tij të pestë të premten, të titulluar = dhe ka kërkuar mirëkuptimin e  fansave.

 

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

“Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer. Qëndroni të sigurt të gjithë”, tha ai.

Sheeran tha se ai ishte duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll