Art&Argëtim

Balla s’gjen zëvendësues për zemrën e Ramës, rrëzon kandidatët: S’përmbushin kushtet

24 Tetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
Balla s’gjen zëvendësues për zemrën e Ramës,

TIRANË– Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin e humorit ‘Klanifornia’. Ai u intervista nga ‘Blendi Fevziu i Vërtetë‘ që interpretohej nga aktori Albano Bogdo. Një nga pyetjet për Ballën kishte të bënte me zemrën e kryeministrit Edi Rama. Balla pyetet se nëse Rama do e pyeste, zemrën e cilit do merrte, nga Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe analisti Frrok Çupi. Balla thotë se asnjëri prej tyre nuk i përmbush kushtet që zemra e tyre të shkojë te ajo e Ramës.

Pyetja e Albano Bogdos: Edi Rama rëntë në spital, ka nevojë për transplant zemre, janë 4 persona gati për të dhënë zemrën, Elisa Spiropali, Bora Muzhaqi, Blendi Cuci dhe Frrok Çupi. Ai të pyet, Taulant kujt t’ja marr zemrën?

Balla: E para një herë, asnjëri nuk i përmbush kushtet që zemra e tyre të shkojë te zemra e Ramës. Nuk e zëvendëson dot.

Pyetja e Albano Bogdos: Rama e ka zemrën deri te gjunjt. Duhet të plotësohen të 4-të bashkë që të bëjnë 1/4 të zemrës së Ramës.

MINUTA: 05:06

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

televizion virale edi rama taulant balla edi rama taulant balla

Sondazh

Poll