Art&Argëtim

“Bëhen pazare”, vëllai i Ardit Çunit akuza për “BBV”, Dojna Mema: Mos fol pa fakte

24 Tetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
“Bëhen pazare”, vëllai i Ardit Çunit akuza për

TIRANË – I ftuar në Fun Club ditën e sotme ka qënë Jetmiri,  vëllai i Ardit Çunit, personazhit të Big Brother Vip.

Jetmiri ka komentuar situatën dhe debatet e krijuara në spektakël mes banorëve. Ai ka thënë se arsyeja pse vëllai i tij është vazhdimisht në shënjestrën e  banorëve është fakti se Arditi është më i sinqerti aty brenda.

“Gjithmonë janë kundër atij që thonë të vërtetën. Marrëdhënien me Beniadën e kam parë më shumë si shoqëri se sa si çift”, tha Jetmiri.

Më tej Jetmiri tha se Arditi është i vetmi personazh brenda shtëpise që nuk ka mik pasi atje bëhen pazare. Kjo solli kundërshtimin e moderatores së Fun Club, Dojna Mema, e cila i ka thënë se për të bërë deklarata të tilla duhet të kishte prova.

“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, reagoi Dojna.

“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ardit çuni big brother fun club big brother vip dojna mema ardit çuni big brother fun club big brother vip dojna mema

Sondazh

Poll