Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës fiton diasporën

24 Tetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës fiton

KOSOVË– Numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend ka përfunduar. Mediat e Kosovës shkruajnë se sipas rezultateve përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje kryeson në 15 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik.

Kandidatët e LDK-së kanë më shumë vota nga Diaspora në 7 komuna: Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë. Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së Viti, Skenderaj, Hani i Elezit. Kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna Rahovec, Deçan, Klinë.

Ekspress shkruan se nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marrë më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt. LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Diferencë e madhe në mes të LDK-së dhe VV-së në votat që kanë marrë nga diaspora vërehet në Komunën e Suharekës. Atje kandidati i LDK’së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i VV’së në vendin e tretë me vetëm vetëm 147 vota.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll