Bota

U vra teksa tentonte t’i ikte Policisë, protesta masive në Greqi për 20-vjeçarin rom

24 Tetor 2021, 17:28 Nga DOSJA
U vra teksa tentonte t’i ikte Policisë, protesta masive në Greqi

GREQI – Një 20 vjeçar ka ngelur i vrarë nga policia greke në zonën e Peramës, Greqi, ditën e premte. Ai së bashku me dy persona të tjerë kishin vjedhur mjetin me të cilin udhëtonin dhe kur kanë rënë në bllokadën e policisë, kanë shpërfillur sinjalin për të ndaluar dhe kanë tentuar të arratisen.

Sipas Protothema, Policia i ka ndjekur dhe mjeti i 20-vjeçarit, i cili i përkiste komunitetit rom, u rrethua nga patrullat.Po sërish tre personat nuk janë ndalur por kanë çarë kordonin policor dhe  kanë shkelur gazin me shpejtësi duke u sulur drejt makinave të policisë. Kanë pasuar një numër i madh të shtënash me armë zjarri nga Policia, ku 20-vjeçari ka mbetur i vdekur dhe 7 policë janë plagosur lehtë.

Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme. Tensione dhe protesta ndodhën gjatë natës së kaluar në Aspropyrgos dhe Selanik, nga grupe njerëzish që protestonin për mënyrën se si vepronte DIAS në Perama. Rreth 30 persona kanë djegur goma në rrugë dhe kanë shkaktuar incidente në rafineritë e Aspropirgos. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pak më vonë tensioni është ndalur.

Në orën 21.00 të së shtunës në mbrëmje, ishte planifikuar një tubim në sheshin Exarcheia për atë që ndodhi në Perama. Në Selanik kanë shpërthyer incidente mes grupeve  antiautoritare dhe forcave të policisë që ruanin marshin e zhvilluar me rastin e vdekjes së 20-vjeçarit. Policia ka rrestuar 4 persona, dy 20-vjeçarë dhe dy 24-vjeçarë. Incidentet kanë nisur kur personat kanë nisur të thyejnë vitrinën e një supermarketi në rrugën Alexandrou Svolo. Për pasojë ka ndërhyrë policia dhe i ka sprapsur me granata.

Shtatë oficerët e policisë që u përfshinë në ndjekjen e përgjakshme në Peramë do të dalin para hetuesve të mërkurën e ardhshme. Ata do të përballen me akuzën e vrasjes.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 20 vjecari rom ne greqi greqi policia greke vritet 20 vjecari rom ne greqi 20 vjecari rom ne greqi greqi policia greke vritet 20 vjecari rom ne greqi

Sondazh

Poll