Bota

Maqedoni e Veriut: Raundi i dytë i zgjedhjeve, BDI e PDSH bëhen bashkë

24 Tetor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut: Raundi i dytë i zgjedhjeve, BDI e PDSH bëhen

MAQEDONI E VERIUT – Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalur të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë.

Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.

Marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive, Ahmeti e Thaçi.

Marrë nga Klan Macedonia

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll