Art&Argëtim

‘Je në zemrat tona’, kineastët homazhe për Halyna Hutchins, zotohen për drejtësi

24 Tetor 2021, 08:29 Nga DOSJA
‘Je në zemrat tona’, kineastët homazhe për Halyna

SHBA– Një ceremoni përkujtimore është mbajtur për kineasten, Halyna Hutchins e cila u qëllua gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ nga aktori hollivuadian, Alec Baldwin.

Sipas The Sun, ceremonia u organizua nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve të cilët u zotuan se do të kërkonin drejtësinë e merituar për vdekjen e saj tragjike.

Le të mblidhemi së bashku për të nderuar Halynën dhe arritjet e saj dhe të ndajmë së bashku dhimbejn tonë si një trup i vetëm“-thuhej në një pankartë.

Pjesëmarrësit në homazhet e Albuquerque u panë duke mbajtur qirinj dhe disa mbanin shenja që kërkonin masa më të mira sigurie në setet e filmave. Një anëtar i ekipit të kamerës së Halyna-s, i cili u largua nga grupi ‘Rust’ për çështje sigurie disa ditë përpara të shtënave fatale, u zotua të luftojë për drejtësi për kineast.

John Lindley, presidenti i repartit të kineastëve, lexoi një mesazh që ai tha se ishte nga burri i Halynës, Matt Hutchins.

Halyna na frymëzoi të gjithëve me pasionin dhe vizionin e saj dhe trashëgimia e saj është shumë kuptimplote për t’u përmbledhur me fjalë. Humbja jonë është e madhe dhe do të na duhet kohë për të përpunuar pikëllimin tonë. Ne i falënderojmë të gjithë për ndarjen e tyre të sjellshme dhe bujare të imazheve dhe historive të jetës së saj.Ju lutemi merrni kohë për ta kujtuar atë dhe ne të gjithë do të punojmë së bashku për të nderuar kujtimin e saj dhe për të imituar vendosmërinë e saj.”-thuhej në mesazh.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halina hutchins john lindley matt hutchins alec baldwin halina hutchins john lindley matt hutchins

Sondazh

Poll