Ekonomi

ARRSH mbyll ‘pushimin e shoferit’! Zgjatet rruga me 30 km, rritet dyfish kosto

22 Tetor 2021, 18:23 Nga DOSJA
ARRSH mbyll ‘pushimin e shoferit’! Zgjatet rruga me 30 km, rritet

LUSHNJE– Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, ose vendi i njohur si “pushimi i shoferëve” është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Banorët e zonës nuk e kanë pritur mirë vendimin, pasi u shtohen rreth 30 kilometra rrugë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar i kontaktuar nga Report Tv bëri të ditur se kërkesa për masën e marrë kishte ardhur nga Policia Rrugore.

“Kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta dhe të vazhdueshme, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks,”-thuhet nga ARRSH-ja. Ndërsa sipas deputetit demokrat, Sajmir Korreshi foli edhe për rritjen e kostove që do të shtohen për transportin.

“Nuk mund të bllokohej kjo nyje kaq e rëndësishme sa është, me bujqësinë që ka dhe prodhimet që nxjerr. Sot transporti i njerëzve dhe i produkteve bujqësore u dyfishua me një të rënë të lapsit. Pra nuk po japin zgjidhje, por po japin vetëm kufizime,”-tha ai në një reagim në rrjetet e tij sociale.

“Pushimi i shoferit” prej kohësh ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat. Por tani pas bllokimit të saj nuk ka as një rrugë alternative.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale lushnje mbyllet "pushimi i shoferëve" lushnje mbyllet "pushimi i shoferëve"

Sondazh

Poll