Aktualitet

Rama në Egjipt, nënshkruhen 3 marrëveshje! Së shpejti fluturim direkt Kajro-Shqipëri

23 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Rama në Egjipt, nënshkruhen 3 marrëveshje! Së shpejti

KAIRO– Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt nga homologu i tij, Moustafa Madbouly. Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku zhvilluan një takim mes tyre për të dalë së bashku në një konferencë për shtyp.

Para mediave bënë me dije se do të hapet një linjë ajrore e drejtpërdrejtë me Kajron dhe Shqipërinë. Pasi dhanë lajmin, numri një i maxhorancës foli edhe për lidhjet e vjetra mes Shqipërisë dhe Egjiptit, duke u shprehur se dikur ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.

Ndërsa paralajmëroi edhe një vizitë muajin tjetër, e cila parashikohet që të zhvillohet në Tiranë mbi çështjet ekonomike. Nga ana tjetër, homologu i tij Madbouly gjatë fjalës së tij ka shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Po ashtu gjatë vizitave të tij zyrtare me përfaqësues të lartë të vendit, Rama ka nënshkruan edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë.

Marrëveshjet e nënshkruara:

1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama në Egjipt, viziton varrin e Muhamed Aliut, bëhet kurioz: Ç’shkruhet këtu?

Kryeministri egjiptian: Së shpejti me komision të përbashkët tregtie me Shqipërinë

Rama: Së shpejti vendosim linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë

Rama takon homologun dhe Presidentin egjiptian, ja marrëveshjet e nënshkruara

VIDEO/ Rama në Egjipt! Pritet me ceremoni zyrtare, nuk heq as syzet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne egjipt edi rama edi rama ne egjipt

Sondazh

Poll