Bota

Trump: SHBA do të dërgojnë 1000 trupa shtesë në Poloni

13 Qershor 2019, 07:25 Nga DOSJA
Trump: SHBA do të dërgojnë 1000 trupa shtesë në Poloni

SHBA-Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1000 trupa të tjera në Poloni.

Presidenti Trump njoftoi ndërkohë një zgjerim të aleancës së sigurisë dhe asaj ekonomike me Poloninë. Ai tha se qeveria polake do të paguajë për infrastrukturën që mbështet trupat shtesë. Ai gjithashtu përgëzoi Poloninë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për përmbushjen e angazhimeve të saj në NATO.

Presidenti Trump tha se dy vendet kanë rënë dakord të rrisin shitjet e gazit të lëngshëm natyror në Poloni për të demonstruar një bashkëpunim ekonomik në rritje mes dy vendeve. Zoti Trump tha më parë se nuk do të ketë rritje të trupave amerikane në Evropë, por ato do të qarkullohen nga vende të tjera.

Ai tha gjithashtu se po shqyrtonte sanksione ndaj projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 të Rusisë dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos varej nga Rusia për energji. Nord Stream 2 ka e ka ndarë Bashkimin Evropian. Vendet e Europës lindore, nordike dhe balltike e shohin gazsjellësin prej 1,225 kilometrash që është në ndërtim e sipër, si rritje e mbështetjes së BE-së për Moskën, ndërsa ato në Evropën veriore, veçanërisht Gjermania, shohin përfitime ekonomike te ky projekt.

NJË VIZITË KTHIMI NË POLONI

Presidenti Trump tha se po shqyrton seriozisht një vizitë kthimi në Poloni këtë vjeshtë. Ai tha se e ka “shumë seriozisht” mundësinë për të vizituar përsëri Poloninë dhe mendon ta bëjë këtë “diku në shtator”.

Shtatori do të shënojë 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania naziste dhe më pas Bashkimi Sovjetik pushtuan Poloninë.

Presidenti Trump e vizitoi së fundi Poloninë në korrik 2017, kur mbajti një fjalim në të cilin u zotua të përballet me “format e reja të agresionit” që kishin Perëndimin në shënjestër. Gjatë vizitës atij iu bë një pritje entuziaste nga një turmë prej mijëra njerëzish që thërrisnin emrin e tij.

Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1000 trupa shtesë në poloni donald trump 1000 trupa shtesë në poloni donald trump

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2019, 15:44

KOSOVË- Në kuadër të 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, babai i dëshmorit Agron B...