20-vjetori i Çlirimit të Kosovës/ Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri homazhe tek busti i Adem Jasharit: Sakrificë e pashem
12 Qershor 2019, 14:46Nga DOSJA
TIRANË- Sot, 20 vite më parë, lufta çlirimtare e shqiptarëve dhe bombardimet e NATO-s u finalizuan me tërheqjen, pothuajse pas një shekulli, të regjimit shovinist të Beogradit nga Kosova. Kjo datë çeli rrugën e pavarësisë e atë të bashkimit kombëtar me Shqipërinë, qëllimit historik dhe politik të të gjithë shqiptarëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë te përmendorja e komandatit Adem Jashari në Tiranë.
Hovi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të ishte i njëjtë pa aktin sublim të familjes Jashari. Hapi vendimtar i administratës së presidentit Bill Klinton dhe aleatëve të NATO-s do të qe i pamundur dhe i pamendueshëm pa sakrificën sublime të popullit të Kosovës. Emrat e ndritur të Fehmiut dhe Xhemës, të burgosurve dhe rezistencës, studentëve dhe Ukshinit, sintetizohen në themelimin e UÇK-së dhe në ditën e ngadhënjimit të saj.
Lufta çlirimtare kundër makinerisë gjakësore serbe, e nxori çështjen shqiptare si rrallëherë në krye të axhendës së marrëdhënieve ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Sakrifica e pashembullt e 59 dëshmorëve të rënë në betejën e familjes Jashari në Prekaz, na mëson se vetëm atëherë kur lirinë e duam më shumë se jetën, jeta fiton dinjitetin moral dhe historik që i takon njerëzimit. Lufta çlirimtare e Kosovës dhe fitorja e saj i hap udhën një historie tjetër: mendimi politik botëror kuptoi se drejtësia qëndron në kahjen e mbështetjes së përpjekjes çlirimtare të shqiptarëve. Dëshmorët e themeluan këtë drejtësi. Ne na takon ta mbajmë gjallë. Përgjegjësia e të gjithëve ne në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Preshevë dhe mërgatë, pra kudo ku flitet shqip, është besnikëria ndaj këtyre datave.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
E përmendi edhe sot në fjalimin e tij para liderëve kryesorë të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për Bill Clinton është një njeri i rrallë.Ai është Arben Hysenaj, sh...
RUSI- 94 persona u ndaluan nga policia, përfshirë këtu edhe liderin e opozitës Alexei Navalny, të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar në Moskë në mbësh...
KOSOVË- Ramush Haradinaj nga ceremonia për 20 vjetorin e clirimit të Kosovës ku morën pjesë dhe shumë figura ta larta të SHBA ka bërë thirrje për pajtim me...
KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj në një fjalë të tijën në ceremoninë e 20 vjetorit të clirimit të Kosovës ka falenderuar ish-Presidentit e Amerikës, B...
Kinë- Nuk kanë munguar edhe protestat në Hong Kong të Kinës. Protestuesit të cilët kanë protestuar para parlament anë larguar nga policia me gaz-lotsjellës dh...
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton u ka dhënë mesazh të gjthë qtyetarëve në Kosovës se nuk janë të vegjël, por treguan se kur bëhen bashkë dhe luftojnë mund të...
SLLOVENI– Rrjedha e rrymave më të ftohta dhe më të paqëndrueshme të lidhura me depresionin e pranishëm midis Ishujve Britanikë dhe Francës, e cila ka sjellë shu...
KOSOVË- Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA, Medeline Albrinht ka mbajtur një fjalë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ajo tha se Koso...