Bota

Vëllai i Kim Jong-un, agjent i CIA-s? Takimet sekrete me amerikanët

13 Qershor 2019, 07:43 Nga DOSJA
Vëllai i Kim Jong-un, agjent i CIA-s? Takimet sekrete me amerikanët

Koreja e Veriut- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e mohon që vëllai i diktatorit koreano-verior Kim Jong Un, të ketë qenë agjent i CIA-s. “Ajo që di është se kjo marrëdhënie nuk do të kishte ndodhur nën kontrollin tim. Por nuk e di, askush nuk e di”, tha Trump.

Kjo çështje është sjellë edhe njëherë në vëmendje pas raportimit të Wall Street Journal se Kim Jong Nam ishte një spiun i CIA-s. Sipas të gazetës, ai është takuar disa herë me agjentë sekretë amerikanë.

Duke cituar burime sekrete brenda inteligjencës, e përditshmja amerikane raporton se Kim Jong Nam, i cili prej vitesh jetonte në enklavën autonome të Makaut, me shumë gjasë ka qenë në kontakt edhe me shërbimet sekrete kineze. Ky bashkëpunim i tij mund të ishte shumë i rrezikshëm për të vëllain.

Kujtojmë se  Kim Jong Nam u vra nga dy gra të cilat i hodhën gaz nervor në fytyrë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota agjenti i cias kim jong un vrasja e kim jong nam agjenti i cias kim jong un vrasja e kim jong nam

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2019, 15:44

KOSOVË- Në kuadër të 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, babai i dëshmorit Agron B...