Politike

Kryeministri egjiptian: Së shpejti me komision të përbashkët tregtie me Shqipërinë

23 Tetor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Kryeministri egjiptian: Së shpejti me komision të përbashkët

EGJIPT– Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij egjiptian, Moustafa Madbouly kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit. Kryeministri egjiptian është shprehur se së shpejti Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një komision të përbashkët tregtar dhe se përforcimi i marrdhënieve mes dy vendeve në turizëm, energji, tregti dhe kulturë është mjaft i rëndësishëm.

Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Kemi patur diskutime të rëndëishme sot. Patëm nderin të priteshim edhe nga presidenti. Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabilitetit. Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregëti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për çështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregëtisë. Kjo do të inkurajojë që të vijojnë marrëdhëniet. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Rama në Egjipt, nënshkruhen 3 marrëveshje! Së shpejti fluturim direkt Kajro-Shqipëri

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne egjipt moustafa madbouly edi rama edi rama ne egjipt moustafa madbouly

Sondazh

Poll